Pëlcet gypi në sheshin ‘Nëna Terezë’, disa ndërtesa mbesin pa ujë

Prishtina

Pëlcet gypi në sheshin ‘Nëna Terezë’, disa ndërtesa mbesin pa ujë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 18:22

Sot pasdite, një gyp i ujit ka pëlcitur në mes të shesheve të kryeqytetit, duke vërshuar atë pjesë.

Lexues kanë dërguar pamje nga sasia e madhe e ujit që përfshiu sheshin, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullim aty.

Për këtë rast, ka dhënë detaje zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës, Arjeta Mjeku.

Ajo ka thënë se ky problem ka bërë që shumë ndërtesa në shesh të mbesin pa ujë të pijshëm.

“Sot rreth orës 16:00 ka ndodh një pëlcitje e gypi të ujit më diametër 200 mm, në sheshin ‘Nëna Terezë’, me ç’rast ndërtesat në afërsi janë pa ujë të pijshëm”, ka theksuar Mjeku.

Sipas saj, dy ekipe janë në vendin e ngjarjes, dhe po bëjnë të pamundësuarën që të sanojnë dëmin në mënyrë që qytetarëve të asaj zone të u rikthehet furnizimi me ujë.

“Rasti në fjalë, mund të ketë ndodhur, nga temperaturat e ulëta që po mbretërojnë në vendin tonë”, ka përfunduar Mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat