Prishtinasit vazhdojnë të përballen me ndotjen e rrezikshme të ajrit

Prishtina

Prishtinasit vazhdojnë të përballen me ndotjen e rrezikshme të ajrit

Më: 20 janar 2019 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Prishtina vazhdon të përballet me ndotjen e lartë të ajrit.

Kryeqyteti i Kosovës edhe sot po përballet me ndotjen e ajrit, madje kjo ndotje ka arritur në shkallën e lartë të rrezikshmërisë.

Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, në ora 19:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit, ajri ka arritur pikën e lartë të rrezikshmërisë.

409 PPM është shkalla e ndotjes së ajrit që është regjistruar në ora 19:00, e që llogaritet të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Sipas matësit për cilësinë e ajrit të Ambasadës Amerikane, kjo ndotje e ajrit është shumë e rrezikshme për shëndetin të gjithë personat.

Preferohet që të mos ekspozoheni në natyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat