U vra nga gruaja me sëpatë, pas katër muajsh, Franca ia dorëzon familjes trupin e Artan Sekiraqës - Bota Sot
U vra nga gruaja me sëpatë, pas katër muajsh, Franca ia dorëzon familjes trupin e Artan Sekiraqës

Prishtina

U vra nga gruaja me sëpatë, pas katër muajsh, Franca ia dorëzon familjes trupin e Artan Sekiraqës

Më: 29 janar 2019 Në ora: 17:41
Artan Sekiraqa dhe gruaja e tij

Familja Sekiraqa nga Prishtina, para tre muajve e ka kryer të pamën për djalin Artanin i cili iu vra në Francë nga gruaja e tij Suzana gjatë tetorit të vitit të kaluar. Por varr për Artanin ende nuk ka. Trupi i tij kishte qëndruar për gati katër muaj në njërin nga morgjet e Francës duke ia pamundësuar kështu familjes që të ndjerin ta varrosin në vendlindje. Trupi i Artanit 33-vjecar është liruar sot nga morgu, ndërkohë pritet që gjatë javës së ardhshme të sillet në vendlindje. E dyshuara për këtë vrasje, gruaja e tij, Suzana do të gjykohet në Kosovë për krimin e bërë. 

 Vrasja e tij u bë në mënyrë makabre gjatë tetorit të vitit të kaluar në Francë. Artan Sekiraqa dyshohet se u vra më 4 tetor me sëpatë nga gruaja e tij, Suzana. E dyshuara për vrasjen menjëherë mori rrugë për në Kosovë, bashkë me djalin e vajzën që e kishte me Artanin, e ku pas disa ditësh u arrestua.

Por familja e Artanit ka gati katër muaj që e kanë kryer të pamën në Kosovë për djalin e vrarë në Francë. Anise trupi i të ndjerit nuk ka ardhur ende në Kosovë. Familja për katër muaj rresht po kërkon nga ana e institucioneve franceze por edhe atyre kosovare ndihmë për ta nxjerrë trupin e pa jetë të Artanit nga morgu i Francës me arsyetimin për ndjeshmëri të rastit. 

Një gjë e tillë nuk është bërë e mundur deri më sot . Pas dhjetarëve kërkesave të familjes, trupi i Artanit-33 vjeçar gjatë ditës së sotme u lirua nga morgu. Kështu ka deklaruar për Express njëri nga familjarët e tashmë të ndjerit. 

“Më njoftuan se sot pas gati katër muajve u lirua trupi i Artanit nga morgu. Është e tmerrshme se si pas gjithë atyre kërkesave nuk ka reflektuar shteti i Kosovës që një qytetarë të sajin ta sjellë në Kosovë. I kemi bërë me dhjetëra kërkesa, me dhjetëra thirrje në institucionet e Kosovës, mirëpo ata nuk na janë përgjigjur”, ka deklaruar njëri nga familjarët e të ndjerit.

Ndërkohë e dyshuara për këtë vrasje, Suzana, gruaja e Artanit, gjendet në qendrën e paraburgimit në Kosovë. Ajo do të gjykohet në Kosovë dhe gjatë ditëve të ardhme pritet që të dalë para trupit gjykues. Kështu ka bërë të ditur të martën, zëvendës kryeprokurori në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

“Zonja në fjalë do të gjykohet në Kosovë. Rasti është tek prokurorja Bukurije Gjonbalaj. Të njëjtës i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj. Ajo është shtetase e Kosovës dhe sipas të gjitha gjasave ajo do të gjykohet në vendlindje”, ka deklaruar prokurori Berisha. 

E i ndjeri, Artani, para më shumë se gjashtë viteve, Artan Sekiraqa, kishte marrë rrugën për në Gjermani bashkë me gruan Suzanën për shërimin e djalit të vetëm të tyre. Në shtetin gjerman Artani kishte kërkuar azil për familjen e tij. por kjo kërkesë i ishte refuzuar nga autoritetet atje. Kështu ka nisur historia në mërgim e Artanit, i cili, pas gjashtë viteve, dyshohet se u vra me sëpatë nga gruaja e tij, Suzana. 

Mediat franceze më 4 tetor të këtij viti kishin raportuar se trupi i Artan Sekiraqës, 33 vjeç, është gjetur të shtunën pasdite i vdekur në një dhomë në apartamentin në katin e tretë, në rrugën Grande Rue 39 A në Dole, në krahinën e Juras në Francë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...