Shefki Gashi: Drejtorët e Shpend Ahmetit presin 2-3 muaj për të kontaktuar me të

Prishtina

Shefki Gashi: Drejtorët e Shpend Ahmetit presin 2-3 muaj për të kontaktuar me të

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:13
Shefki Gashi

Shefki Gashi, asambelisti i LDK-së, e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke thënë që ai nuk po bën asgjë për komunën.

“Puna që po bëhet në Prishtinë nuk është ajo e duhura –  Prishtina ka nevojë për punë më të madhe por si duket kjo qeveri nuk mundet të bëjë asgjë pasi ky vend që gjashtë vjet nuk ka kurrfarë ndryshimi ose projekti të realizuar”, ka thënë Gashi në emisionin Sytë 7.

Gashi ka thënë që përveç kësaj e ka të pamundur të kontaktojnë me të parin e Prishtinës, edhe drejtorët e tij të cilët e kanë të pamundur të flasin me të.

“Kontaktet me Shpend Ahmetin s’i kanë as drejtorët e tij e lëre më ne – ata presin 2 -3 muaj që të kontaktojnë me të”.

” Edhe seancat janë të rralla dhe s’kemi kurrfarë kontakti ne sepse jemi votuar “koti” pasi çdo gjë që e themi ne aty ai nuk e dëgjon nuk e realizon Ahmeti”.

“Shpend Ahmeti nuk ka aftësi nuk ka vizion për të zhvilluar Prishtinën, për momentin nuk po bëjnë asgjë, 25 milion para të fjetura rrinë aty dhe nuk shfrytëzohen” përfundoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat