Gjuajtet me armë zjarri shpesh kanë qenë fatale. Ka raste të ndryshme kur plumbat qorr u kanë marrë jetën qytetarëve.
Një pakujdesi e vogël, mund të kishte përfunduar me fatalitet edhe për një familje në Prishtinë.
Anita Agagjyshi përmes disa imazheve dhe një shkrimi në llogarinë e saj Facebook është shprehur e shqetësuar dhe e indinjuar karshi kësaj dukurie, duke treguar se si një plumb ka depëtuar në banesën ku ajo jeton, por fatmirsisht plumbi 9mm ka thyer vetëm xhamin e dritares, por nëse i njëjti do të binte pingul, mund t’ia kishte marrë jetën.
Madje qytetarja ka thënë se është e pasigurt të qëndrosh dhe në shtëpinë tënde.