Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se në Prishtinë do të hapet edhe qendra e dytë për të moshuarit hapet të enjten, përcjell “Bota sot”.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, kuzhina e parë statike që do të shërbejë për të ofruar ushqim të ngrohtë për ata që kanë nevojë do të hapet javën që vjen.
Postimi plotë:
Drejtoria e Mirëqenies dhe Zyra e rigjenerimit Urban vijnë edhe me një punë të mrekullueshme. Qendra e dytë për të moshuarit hapet të enjten.
Kuzhina e parë statike që do të shërbejë për të ofruar ushqim të ngrohtë për ata që kanë nevojë do të hapet javën që vjen.