Qentë e bëjnë për spital studentin e UP-së

Prishtina

Qentë e bëjnë për spital studentin e UP-së

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:31
Foto ilustruese

Me anë të një shkrimi ai ka rrëfyer saktësisht se si ka ndodhur rasti, pas të cilit i është dashur të qëndrojë disa ditë rresht në spital.

Januzi thotë se një grup i qenëve e sulmoi atë në parkingun e FIEK, duke i shkaktuar plagë aspak të lehta.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Pershendetje. Kerkoj falje nese po ju shqetesoj por kerkoj nga ju ta lexoni kete shkrim. Behet fjale per nje aksident qe me ka ndodhur pak dite me pare, me saktesisht me daten 07.04 dite e diele rreth ores 10 ne mengjes. Jam student ne fakultetin teknik , FIEK, ne vitin e fundit.

Perderisa po mesoja ne objektin e fakultetit , vendosa te beje nje pauze te shkurter dhe u nisa te shkoj ne dyqan, dyqanin me te afert me fakultetin. Shkova atje ,bleva disa gjera dhe kur po kthehesha te hyj ne fakultet, ndodhesha ne parkingun e fakultetit dhe ne ate moment u sulmova nga nje grup i qenve. Ishin diku rreth 7-8 qene( jo qene endacak por qene me pronare) . Ne fillim nuk ika dhe po mundohesha qe ti trembja mirepo kur e pashe qe filluan te me kapnin nga pantollonat instikti me beri qe te mundohesha te ikja nga ta.

Duke provuar per ti shmangur u rrezova dhe po mbroja fytyren duke pritur me ankth kur pronaret e qenve do me vinin per ndihme. Kuptova qe se kishin ndermend te me ndihmonin dhe u ngrita per te vrapuar ne drejtim te pronarve ku derisa mberrijta tek ata u rrezova edhe 2 here tjera. Me veshtiresi 3 pronaret i lidhen qente e tyre dhe vetem atehere shikova doren time dhe e kuptova se kisha thyer gishtat. U thash ta therrasin ambulancen , gje te cilen e bene dhe pasi erdhi autoambulanca me ofruan deri tek autoambulanca me lan aty dhe me thane qe po i dergojn qente ne shtepi dhe do vijn ne spital

Per fate te keq kjo nuk ndodhi kurr , as qe u interesuan per gjendjen time. Ne spital intervenimi i doktorve ishte i shpejt dhe i jam falenderues. Pasi bera fotografimin e dores kuptova qe gishtin e madhe e kisha te lenduar shume keq( pas 2 tentimeve te doktorit te ma ktheje ne vend nuk ishte e mundur, prandaj duhej nderhyrje kirurgjike) dhe gishti i katert ishte i thyer dhe te tjeret te lenduar me lehte. Doktoret me kontrolluan trupin dhe kisha dy gervishtje me dhembe te qenve andaj duhej edhe te vaksinohesha per te evituar çdo infeksion te mundshem.

Pra, ne diten qe u zgjova plot me energji per te mesuar per provimet e Afatit te Prillit , e gjeta veten te shtrire ne spital ku qendrova per 3 dite! Tere kete histori u tregova edhe policeve , deklaraten e dhashe ne spital pasi duhej te qendroja atje . Policet thane se nuk kishte ndonje ligje i cili mun ti denoj per raste te tilla dhe pikerisht ketu fillova te ndihesha keq per vendin ne te cilin jetoj. Ka disa nete qe as nuk mundem te fle per shkak te anktheve qe i shoh pas gjith asaj traume qe pesova.

E sot , po te njejtit njerez i pash duke bredhur rrugeve me tere ata qene. Perderisa ne vende te Evropes ligji eshte shume i ashper per raste te tilla, ne Kosove spaska as ligj qe i denojka. Per fate te mire isha une dhe sado pak kisha mundesi ta mbroja veten, por imagjinojeni nje femije po te ishte ne situaten time. Me siguri do perfundonte tragjikisht!

E atyre pronarve te qenve qe asnjehere nuk iu interesoi per gjendjen time, per te gjitha mundem tua bej hallall por jo edhe per nje semester ne fakultet qe pothujsa veq e humba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat