Specialistët e stomatologjisë protestojnë para MSH-së - Bota Sot
Specialistët e stomatologjisë protestojnë para MSH-së

Prishtina

Specialistët e stomatologjisë protestojnë para MSH-së

Më: 1 maj 2019 Në ora: 19:43
Foto

Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë do të mbajë protestë nesër para Ministrisë së Shëndetësisë, me kërkesat për punësimin e tyre në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore.

Një protestë të ngjashme specialistët e stomatologjisë kanë mbajtur edhe më 19 prill të këtij viti, ku kishin pasur takim me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismajli.

Përfaqësuesja e protestuesve, Mirjeta Berisha, pati deklaruar se kanë marrë mbështetjen e ministrit Ismajli, por që sipas saj, ‘ka disa zëra aty që kundërshtojnë punësimin tonë në institucione Publike edhe pse kërkesat tona janë pothuajse që dy vite’.

Ndryshe, protesta fillon në ora 09:30.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...