Lirohen nga spitali dy nga tre nxënësit e therur me thikë - Bota Sot
Lirohen nga spitali dy nga tre nxënësit e therur me thikë

Prishtina

Lirohen nga spitali dy nga tre nxënësit e therur me thikë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Tre nxënës të shkollës së mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Abdyl Frashëri” sot janë shtrirë në QKUK, pasi janë therur më thikë brenda këtij institucioni.

Dy nga këta tre nxënës janë liruar nga spitali, ndërsa njëri nga ata iu është nënshtruar një operacioni prej 3 orë.

Nxënësit i ka vizituar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se i mituri që iu është nënshtruar operacionit është jashtë rrezikut për jetë.

“Mjekët që e operuan djalin më thanë se është jashtë rrezikut për jetë, Ky është lajmi i mirë për ne, në kuadër të këtij lajmi të keq që ka ndodhur për Prishtinën”, tha Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...