Ndalohen katër persona pas aksionit të Policisë në disa lagje të Prishtinës

Prishtina

Ndalohen katër persona pas aksionit të Policisë në disa lagje të Prishtinës

Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor në Kodrën e Trimave, Velani dhe Matiqan.

Pas këtij operacioni janë ndaluar katër persona për përfshirje në veprimtari të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë më poshtë:

Me datën 31/05/2019 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’ neni 390.  

Ky operacion policor ka përfshirë tri lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, atë të Kodrës së Trimave, Velanisë dhe Matiqanit, ku gjatë kontrollit nga të dyshuarit janë sekuestruar:

Veturë  Opel Astra,

Tre telefona SAMSUNG,

Dy  pasaporta të Republikës së Kosovës,

Një librezë e veturës zvicerane.

 

Me vendim të prokurorit kompetent personat e dyshuar dërgohen në ndalim për 48 orë, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’.

Policia me aksion në Prishtinë, priten detajet 

Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një operacion policor në Kodrën e Trimave në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Gjon Serreqi”.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe zëdhënësi, Baki Kelani, i cili ka thënë se detajet do t’i shpalosë pas përfundimit të operacionit në fjalë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat