Kërkohet që rrugët e Prishtinës të kenë më shumë emra të grave - Bota Sot
Kërkohet që rrugët e Prishtinës të kenë më shumë emra të grave

Prishtina

Kërkohet që rrugët e Prishtinës të kenë më shumë emra të grave

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 21:58
ilustrim

Vetëm 5 për qind të rrugëve nga totali i emërtimeve në Prishtinë mbajnë emra të grave. Kështu ka thënë, Fiknete Bejta, asambliste e AAK-së në Kuvendnin e Komunës së Prishtinës.

Këshilltarja në Kuvendin e Prishtinës, Fiknete Bejta ka thënë se ky numër i vogël i rrugëve me emra të grave që kanë kontribuar për shoqërinë, është tejet diskriminues dhe mohon rolin e gruas në ndërtimin e shtetit e avansimin e shoqërisë.

Megjithëkëtë, ajo ka njoftuar se emri i grave do të shihet më shumë në të ardhmen në rruhet e Prishtinës.

Ky është reagimi i plotë i asamblistes Bejta në lidhje më këtë çështje:

Ka shumë gra në Kosovë që kanë ndihmuar popullin në periudha të ndryshme dhe kanë punuar në kuaza në të mirën e qytetarëve, të cilat meritojnë të nderohen përmes emërtimit të rrugëve me emrat e tyre. Vetëm 5 për qind të rrugëve nga totali i emërtimeve në Prishtinë mbajnë emra të grave.

Ky numër i vogël i rrugëve me emra të grave që kanë kontribuar për shoqërinë, është tejet diskriminues dhe mohon rolin e gruas në ndërtimin e shtetit e avansimin e shoqërisë.

Në ditët e ardhshme do të punojmë së bashku me Komisionin e inicuar për këtë çështje nga asamblesitja Naime Osmani dhe e përkrahur edhe nga ne, që të kemi më shumë emra grash në emërtimin e rrugëve .

Rrugëve të Prishtinës i mungojnë si emrat e intelektuales dhe humanistes Sevdije Ahmeti , Heroinës së Kombit Myrvete Maksutaj, një ndër mësueset e para Vezire Qiraku , Heroinës së Kombit Luljeta Shala dhe shumë emra të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...