“3 zall, 1 çimento”, mbulohen gropat në Prishtinë

Prishtina

“3 zall, 1 çimento”, mbulohen gropat në Prishtinë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 07:39
Foto

(E plotësuar) - Rinia Demokratike e PDK-së në Prishtinë ka zhvilluar një aktivitetin simbolik “3 zall, 1 çimento” duke shprehur pakënaqësinë për gropat në trotuare dhe rrugët në kryeqytet.

Gjatë këtij aksioni, aktivistët e PDK-së kanë mbushur me material ndërtues dy gropa në rrugën “Agim Ramadani”.

Nënkryetari i Rinisë Demokratike të PDK-së në Prishtinë, Vilson Dragusha tha se qytetarët e Prishtinës kanë telashe me infrastrukturën në kryeqytet, andaj ka kërkuar nga Drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë që të merren me rregullimin e rrugëve dhe trotuareve.

Sipas tij më mirë është të investohet për nevojat e qytetarëve sesa të ketë teprica në buxhet.

“3 zall, 1 cement”, aktivitet kundër gropave në rrugët e kryeqytetit

Rinia Demokratike e Degës së PDK-së në Prishtinë për sot ka paralajmëruar një aktivitet simbolik të quajtur “3 zall, 1 cement”.

Përmes këtij aktiviteti shfaqet pakënaqësia për gropat në rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit.

Aktiviteti “3 zall, 1 cement” zhvillohet në rrugën “Agim Ramadani” prapa Teatrit Kombëtar në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat