Kryetari i Prizrenit prezanton bukuritë natyrore - Bota Sot
Kryetari i Prizrenit prezanton bukuritë natyrore

Prishtina

Kryetari i Prizrenit prezanton bukuritë natyrore

Nga: A.SH Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:04
Foto

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar bukuritë natyrore të fshatit Korishë në Prizren, duke u mahnitur me pamjen e atij fshati.

Postimi në Facebook:

Bukuritë e Prizrenit nuk kufizohen vetëm në qytet, por edhe në rajonin përreth. Një bukuri e rrallë natyrore është edhe ajo në fshatin Korishë, përkatësisht në ujëvarat dhe kalanë e këtij fshati.

E përveç bukurive natyrore, këtu gërshetohet edhe trashëgimia kulturore me historinë 2000 vjeçare të kalasë
dhe kishës së Raguzanëve të shekullit 13.

Korisha ka një potencial të madh për të qenë destionacion i rëndësishëm turistik, ndërsa me investimet e realizuara nga Komuna, veçse e kemi bërë një hap në këtë drejtim. Rregullimi i shtratit të lumit, ndërtimi i tri urave për këmbësorë, shtegu për ecje, hapësirat për piknik, mbjellja e fidaneve të reja dhe shtimi i hapësirave të gjelbra janë disa nga këto investime.

Ujëvarat e Korishës tanimë kanë marrë një pamje krejtësisht ndryshe, derisa kalaja me anë të gërmimeve arkeologjike dalëngadalë po merr formë, duke e nxjerrë në shesh vjetërsinë e saj.

Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...