Thirrje për Shpend Ahmetin: Urgjentisht të mbyllet rruga ku po rrezikohen fëmijët - Bota Sot
Thirrje për Shpend Ahmetin: Urgjentisht të mbyllet rruga ku po rrezikohen fëmijët

Prishtina

Thirrje për Shpend Ahmetin: Urgjentisht të mbyllet rruga ku po rrezikohen fëmijët

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 19:00
Foto

Themelet e muret që kanë mbetur si gërmadha afër shkollës së muzikës “Elena Gjika” në Prishtinë janë duke shfaqur rrezik për qytetarët e sidomos për fëmijët.   Nëpër këtë hapësirë tash kanë filluar edhe të kalojnë qytetarët që rrezikojnë të bien në puset me ujë që janë formuar aty.

Ky fakt ka alarmuar edhe asmbleisten e komunës së Prishtinës, Netja Bejta, e cila përmes një statusi në Facebook ka kërkuar nga Shpend Ahmeti ta mbyll rrugën që është krijuar.

“I kërkoj Kryetarit të Komunës së Prishtinës z.Ahmeti , që në mënyrë urgjente të urdhërojē mbylljen e qasjes për banorët në themelin e planifikuar për Shkollën e Muzikës”, ka shkruar ajo.

Tutje Bejta ka thënë se kjo gropë është duke rrezikuar fëmijët.

“Kjo lloj “gropë” paraqet rrezik për banorët e kësaj pjese të qytetit e sidomos për fëmijët. Vendosja e rrethojave është masë e nevojshme për të prevenuar ndonjë fatkeqësi”.

 Kujtojmë se  gurthemeli  për ndërtimin e këtij objekti është vendos me  16 Gusht 2013 nga  Isa Mustafa.

 Afati kohor për ndërtimin e saj ishte 150 ditë dhe ishte parapare të kushtojë 975 mijë euro, duke përfshirë ndërtimin dhe inventarizimin.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...