Momenti kur shoferi humb kontrollin mbi kamionin, kalon rrugën dhe përplaset me shpejtësi me veturat në Prishtinë

Prishtina

Momenti kur shoferi humb kontrollin mbi kamionin, kalon rrugën dhe përplaset me shpejtësi me veturat në Prishtinë

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 16:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë orëve të mesditës në një nga rrugët e Prishtinës ka ndodhur një aksident, ku shkaktar ka qenë një kamion i mbeturinave.

Siç edhe është raportuar më herët, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Ndonëse ende nuk dihet shkaku, supozohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion, dhe janë lënduar tre persona.

“Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë janë siguruar pamjet në të cilat shihet momenti kur kamioni me shpejtësi shkon në drejtim të veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat