Ja si i rrezikohet jeta punëtorit të ndërtimtarisë në lagjen “Mati 1”

Prishtina

Ja si i rrezikohet jeta punëtorit të ndërtimtarisë në lagjen “Mati 1”

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 18:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e kushteve të këqija të punës.

Si në shumë raste të tjera, edhe sot në Prishtinë në lagjen “Mati 1”, në një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër, një punëtor shihet duke punuar në maje të saj e i cili shihet pa mbrojtëse duke rrezikuar jetën e tij.

Ndryshe, një hulumtim i Bankës Botërore i publikuar më parë thotë se në Kosovë të drejtat e punëtorëve të ndërtimit shkelen më të madhe.

Sipas tij, rreth 52 për qind e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë punojnë pa kontrata të punës, shpesh me orar të tejzgjatur dhe nuk paguhen për orët shtesë e as për pushimet e festave.

Raporti shton se atyre nuk u ofrohet pushimi vjetor, përveç nëse dëshirojnë ta marrin pa pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat