Mbyllet Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë, nxënësit do të vendosen në dy shkolla tjera

Prishtina

Mbyllet Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë, nxënësit do të vendosen në dy shkolla tjera

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 22:41
Ilustrim

Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës ka vendosur që Gjimnazi “Ahmet Gashi” të mbyllet dhe nxënësit e kësaj shkolle do të vendosen në dy shkolla tjera.

Në rrethojat e oborrit të kësaj shkolle, sonte janë vendosur shiritat, ku ndalohet hyrja e nxënësve në objektin e kësaj shkolle.

KosovaPress mëson se nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle do të vendosën në objektin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

Mësimi në këtë shkollë është ndërpre, pasi është vlerësuar se objekti i kësaj shkolle se nuk i plotëson kushtet dhe standardet e kërkuara për vijimin e mësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat