A synon Migjen Kelmendi të udhëheq me Prishtinën në të ardhmen - Bota Sot
A synon Migjen Kelmendi të udhëheq me Prishtinën në të ardhmen

Prishtina

A synon Migjen Kelmendi të udhëheq me Prishtinën në të ardhmen

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 07:42
Migjen Kelmendi

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi ka folur edhe rreth qytetit të tij, Prishtinës.

Kelmendi është shprehur se me Prishtinën e lidh nostalgjia që çdo qytetar e ka për vendin ku është rritur e formuar.

“Unë kam qenë i ri në atë kohë, në atë kohë ne kemi qenë të ri, tani jeni ju. Një ndër këto është nostalgjia që çdo qytetar e ka për vendin, ku është formuar, ku ka qenë i ri, ku është dashuruar e ku ka filluar të punojë”, tha Kelmendi.

Më tutje, Kelmendi ka folur edhe rreth sfidave me të cilat po përballet Prishtina dhe urbanitetin e këtij qyteti.

Ai tha se Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosja nuk kanë arritur të lënë asnjë shenjë në Prishtinë, por sipas tij, këtë mund ta bëjë ekipi i Partisë Demokratike të Kosovës me programin e tyre.

“Prishtina nuk arriti me i kapërcye këto sfidat e rritjes dhe urbanizimit dhe me këtë urbicid, po e quaj, i bie se çfarë i kanë bërë Prishtinës dhe këtu kanë marrë pjesë të gjithë, të gjitha partitë. Mua më vjen keq që Shpendi dhe VV-ja nuk patën mundësi që për 2 mandate me e lanë një shenjë në Prishtinë , kjo është pak e zorshme për ta, por njëkohësisht një shans për forcat tjera si ekipi i PDK-së në Prishtinë që ndoshta me dalë me një program që mund ta ndryshojë këtë qytet siç e ndryshoi Erioni Tiranën, i cili e vërtetë se ka qenë i përkrahur nga qeveria, por për një mandat bëri diçka që mbetet si shembull për të gjtha këto forca që po kanë pretendim për ta udhëhequr Prishtinën”, tha Kelmendi.

Sipas Kelmendit, Prishtina është duke u përballur me ndërtim të egër, sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka ide të cilat mund të jenë zgjidhje për këtë situatë.

“Prishtina është qytet i zateten, nën tropi, një ditë veç kemi me u ndalë me kerre mos me mujtë me livritë, në kuptimin e ndërtimeve është si të themi, gati e egër. PDK i ka do ide qysh me u sjellë me këtë situatë dhe ato fillojnë të shpalosen shpejt dhe po mendoj që e vlejnë vëmendjen e publikut dhe ndoshta përkrahjen e publikua sepse mendoj që janë zgjidhje për këtë situatë”, tha Kelmendi.

Në fund, Kelmendi i pyetur nëse ka ambicie të jetë kryetar i Prishtinës tha se e gjitha që do të bëjë është të vazhdojë të ndërtojë mite për qytetin.

Ai tha se mjafton që ata që e udhëheqin këtë qytet të mos ia humbin dashurinë për Prishtinën.

“Jo. Nuk kam ambicie. Unë nuk mund të merrem me tendera, unë mund të vazhdoj të ndërtoj mite për qytetin dhe t’i shkruaj qytetit. Por për ta udhëhequr qytetin mendoj se ka ekipe të reja dhe janë shumë të energjizuar dhe më vital, dhe kanë shumë ambicie të dëshmohen. Mua nuk më duhet qeveria e Prishtinës, për ta dëshmuar dashninë ndaj Prishtinës, mua më vyen vetëm dashnia jeme me u ruajt, kur dikush tjetër e merr Prishtinën, mos me ma hupë dashninë për Prishtinën”, tha Kelmendi për lajmin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...