Sot organizohet “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

Prishtina

Sot organizohet “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 08:00
“Parada e Krenarisë” në Prishtinë, foto arkiv

Për të tretën herë, në Kosovë sot do të organizohet “Parada e Krenarisë”. Kësaj radhe, kjo do të jetë me moton “Për kon t’rreh zemra”, ndërsa marshi i ecjes mbahet sot duke filluar në ora 11:30 nga sheshi “Skënderbeu” dhe përfundon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

E në fund të këtij organizimi do të ketë edhe një koncert. Gjatë Javës së Krenarisë, janë adresuar çështjet e gjendjes aktuale të komunitetit LGBTI në Kosovë. “Këtë vit, na rreh zemra për drejtësi.

Na rreh zemra të kemi lirinë të jemi vetvetja dhe të shprehemi lirshëm. Na rreh zemra që të kemi siguri në rrugë, shkollë e institucione shtetërore. Për një shtëpi të sigurt në të cilën trajtohemi me dinjitetin që e meritojmë. Na rreh zemra për Dashni.

Na rreh zemra për njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të paradës. Edhe në dy vitet e kaluara në Prishtinë është mbajtur “Parada e Krenarisë” ku të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë mbështetësit e komunitetit LGBTI, aktivistë të shoqërisë civile si dhe politikanë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat