Prej sot mbyllen për qarkullim dy rrugë në kryeqytet

Prishtina

Prej sot mbyllen për qarkullim dy rrugë në kryeqytet

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Prej sot, rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” në kryeqytet do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, për shkak të intervenimit në rrjetin e kanalizimit.

Këto dy rrugë që janë në afërsi të Ministrisë së Arsimit do të qëndrojnë të mbyllura deri më 31 dhjetor.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës në një njoftim për media, ku i fton qytetarët që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Po ashtu, në këtë njoftim bëhet e ditur se punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës ‘Gazmend Zajmi’, ‘Ali Pashë Tepelena’ dhe ‘Arkitekt Karl Gega’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat