Prishtinë, kthehet problemi me ajrin e ndotur

Prishtina

Prishtinë, kthehet problemi me ajrin e ndotur

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Me të filluar rënia e temperaturave gjatë natës ka filluar edhe problemi me ndotjen e ajrit në Prishtinë.

Ky problem i cili po përsëritet nga viti në vit ka bërë institucionet e vendit të ndalojnë përdorimin e qymyrit në kryeqytet.

Por, kjo nuk po respektohet, e ajri ka filluar të ndotet edhe këtë vit gjatë dimrit – ku rritet indeksi.

Sonte në Prishtinë indeksi i ndotjes së ajrit është 117 që konsiderohet si i pashëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat