Inspektorët dhe Policia largojnë shitësit ambulantë nga sheshet e kryeqytetit

Prishtina

Inspektorët dhe Policia largojnë shitësit ambulantë nga sheshet e kryeqytetit

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 17:48
Foto

Sheshi ‘Skenderbeu’ dhe ‘Zahir Pajaziti’ janë tejet të vizituara gjatë këtyre ditëve.

Bashkë me festat e fundvitit edhe Prishtina mori hijeshinë e saj, e mbuluar me dekorime dhe duke i sjellë më shumë harmoni vendit në përgjithësi.

Pikërisht tani kur sheshet janë tejet të vizituara nga shumë qytetarë të Prishtinës, por edhe më larg dikush nuk po ndalon të kryejë punën e vetë.

Inspektorët komunal bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë sonte largimin e shitësve ambulantë në këtë pjesë.

Shumë prej tyre bëjnë shitjen e lodrave të ndryshme, si balona me dritë por që tashmë ata janë larguar nga sheshet.

Duhet përkujtuar që aksione të tilla inspektorët kanë ndërmarrë disa herë, por që shitësit ambulantë përsëri janë rikthyer nëpër sheshet e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat