Ndotja e ajrit vazhdon të jetë e pashëndetshme në Prishtinë

Prishtina

Ndotja e ajrit vazhdon të jetë e pashëndetshme në Prishtinë

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 18:14
Ilustrim

Ndotja e ajrit vazhdon të jetë shqetësim për të gjithë vendin.

Ndotja e ajrit në Prishtinë tash e sa kohë vazhdon të jetë shqetësuese për kryeqytetasit.

Në bazë të matjes së fundit që është bërë nga matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, del të jetë se në ora 17:00, ndotja e ajrit ka qenë e pashëndetshme.

Matja tregon se ndotja e ajrit ka arritur shkallën 158.

Kjo matje llogaritet të jetë e pashëndetshme për të gjithë personat.

Këshillohet që të gjithë personat që kanë probleme të frymëmarrjes dhe fëmijët të mos ekspozohen në këtë ajër, pasi që kjo shkallë e ndotjes së ajrit mund të sjell efekte shumë të rënda shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat