Prishtinasit nuk kanë as ku t’i shëtitin fëmijët e tyre, trotuaret me vetura

Prishtina

Prishtinasit nuk kanë as ku t’i shëtitin fëmijët e tyre, trotuaret me vetura

Më: 25 janar 2020 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Përveç ajrit shumë të ndotur në Prishtinë. Qytetarët nuk mundin as që të dalin për pak kohë në shëtitje me më të dashurit e tyre, fëmijët.

Ditë më parë Instituti i Shëndetësisë kishte rekomanduar që të mos dalin jashtë qytetarët pa nevojë për shkak të ajrit të ndotur.

Por për prishtinasit ekziston edhe një arsyeje tjetër që të mos dalin jashtë me fëmijët e vegjël të tyre.

Ata po kanë shumë vështirësi për të lëvizur me karrocë për fëmijë në trotuare ose në kyçje të trotuareve, për shkak të veturave të parkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat