Abdixhiku takon Ahmetin: Prishtina do të ketë vëmendje të shtuar

Prishtina

Abdixhiku takon Ahmetin: Prishtina do të ketë vëmendje të shtuar

Më: 5 mars 2020 Në ora: 22:05
Abdixhiku ka takuar sot kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin

Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku ka takuar sot kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin dhe ekipin e tij.

Abdixhiku i ka prezantuar projektet prioritare te Qeverisë në infrastrukturë e në mjedis në Prishtinë.

“U pajtuam të ndërtojmë një grup të përbashkët Ministri-Komunë që do të koordinojnë projektet e mëdha në Prishtinë këtë vit”.

– Rrugën A me gjithë kolektor;

– Unazën e Prishtinës;

– Hartën Zonale;

– Përpjetëzën e mbikalimet në Veternik;

– Urën dhe unazën në Arbëri;

– Kolektorin në Hajvali;

– Ujësjellësin në Gollak;

– Trajtimin rajonal të mbeturinave.

Kryeqyteti në këtë mandat qeverisës do të ketë vëmendje rrënjësisht më të shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat