Ahmeti: Pata kënaqësinë ta pres në takim kryeparlamentaren Osmani

Prishtina

Ahmeti: Pata kënaqësinë ta pres në takim kryeparlamentaren Osmani

Më: 10 prill 2020 Në ora: 18:23
Vjosa Osmani dhe Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur sot në një takim kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ahmeti ka bërë të ditur se me Osmanin kanë biseduar rreth masave të ndërmarra ndaj COVID-19.

“Pata kënaqësinë që sot të pres në takim Kryetaren e Parlamentit të Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani. Kryeparlamentaren Osmani e njoftova me të gjitha masat mbrojtëse të ndërmarra nga ana e Komunës së Prishtinës për të luftuar pandeminë e #covid19, sfidat me të cilat po ballafaqohet në terren dhe kërkesat e nevojat e qytetarëve në këtë kohë.  Gjithashtu, diskutuam për pakon ekonomike për ndihmë ndaj bizneseve, e cila pritet të votohet në mbledhjen e Kuvendit Komunal gjatë pasdites”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Ahmeti ka pohuar se kanë diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të institucioneve dhe koordinimin ndërkomunal.

“Kryeparlamentarja Osmani na falënderoi për të gjithë punën, organizimin dhe masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e #covid19 në Kryeqytet. Diskutuam edhe për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të institucioneve dhe koordinimin ndërkomunal në mënyrë që luftimi i pandemisë të përballohet me sukses dhe që kjo sfidë të tejkalohet #bashkë më lehtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat