Ahmeti: Edhe ne si Komunë nuk i kemi të qarta krejt detajet e vendimeve

Prishtina

Ahmeti: Edhe ne si Komunë nuk i kemi të qarta krejt detajet e vendimeve

Më: 14 prill 2020 Në ora: 17:14
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se nga momenti që kanë publikuar numrin dhe emailin, telefoni nuk është ndalur ndërsa kanë ardh qindra emaila.

Sipas tij qytetarët po kanë paqartësi të shumta lidhur me vendimin e ri të Qeverisë.

Por Ahmeti tha se edhe ata si komunë nuk i kanë krejt të qarta por do t’i ndihmojnë të gjithë qytetarët me mundësitë e tyre.

Njoftimi:

Prej momentit kur kemi publikuar numrin dhe emailin, telefoni nuk është ndalur ndërsa kanë ardh qindra emaila.  Kjo nënkupton që ka shumë paqartësi dhe qytetarët kanë brenga dhe kanë nevojë të flasin me institucione. 

Edhe pse edhe ne si Komunë nuk i kemi të qarta krejt detajet e vendimeve që po vijnë, megjithatë do të jemi bashkë me juve. 

Menjëherë kërkuam ndihmën e zyrtarëve, vullnetarëve, dhe së shpejti do të shtohen edhe numrat e telefonit edhe email adresat dhe do të jemi 24 orë të gatshëm. 

Mos harroni, pyetje, kërkesa, administrative, sociale, ekonomike, të gjitha do të mundohemi ti sqarojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat