Zjarrfikësit nesër pastrojnë platonë e shtatores së presidentit Clinton

Prishtina

Zjarrfikësit nesër pastrojnë platonë e shtatores së presidentit Clinton

Më: 4 maj 2020 Në ora: 19:07
Platoja e shtatores së presidentit Clinton

Shoqata “Miqtë e Amerikës” në Prishtinë nëpërmjet një njoftimi kanë bërë me dije se nesër në ora 11:00, zjarrfikësit do ta pastrojnë platonë përreth shtatores dhe do ta ndërrojnë flamurin e SHBA-ve tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton.

Ky është njoftimi i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” në Prishtinë:

Sot ishte “Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve”, pasi që nuk u pa ndonjë veprim respekti institucional ndaj këtyre heronjve që çdo herë e vënë jetën e tyre në rrezik për të mirën e përgjithshme. Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka parapa që nesër 05/05/2020 (E martë), ora 11.00 zjarrfikësat e Prishtinës do ta pastrojnë platonë përreth shtatores dhe do ta ndërrojnë flamurin e SHBA-ve tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton.

Në këtë mënyrë dëshirojmë të tregojmë respekt për simbolin e shtetin mik SHBA-ve dhe njëkohësisht tentojmë t’i respektojmë e ta sensibilizojmë edhe më punën e tyre si Zjarrfikës e që është shumë e rëndësishme për komunitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat