​Ahmeti jep detaje nga rastet e reja me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina

​Ahmeti jep detaje nga rastet e reja me COVID-19 në Prishtinë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 21:00
Ilustrim

Sot në nivel të vendit janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus.

Të tri rastet janë konfirmuar në Komunën e Prishtinës, kryetari i së cilës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një familje nga rasti i djeshëm me COVID-19.

“Sot në Prishtinë i kemi gjithsej 15 raste aktive, të gjitha në gjendje të mirë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në këtë fazë të lehtësimit të masave të mos dalin pa pajisje mbrojtëse sikurse janë maskat dhe dorëzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat