24 raste aktive me koronavirus janë në këto lagje të Prishtinës - Bota Sot
24 raste aktive me koronavirus janë në këto lagje të Prishtinës

Prishtina

24 raste aktive me koronavirus janë në këto lagje të Prishtinës

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 08:11
Ilustrim

Tri raste të reja me koronavirus janë shënuar në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi thotë se IKSHPK i ka njoftuar se tre të infektuarit janë raste kontakti të personave të prekur më parë me COVID-19 por pa u treguar me saktësi se prej cilave kontakte rrjedhin këto raste.

“Me këto tri rastet e reja, përsëri bëhen 24 raste aktive me COVID-19 në Komunë e Prishtinës”, tha ai.

Gashi ka treguar edhe lagjet e Prishtinës ku janë aktive rastet me koronavirus.

“Këto raste janë të shtrira në lagjet: Ulpiana, Dardania, Kodra e Trimave dhe një lagjeje tjetër që është mes Kalabrisë dhe Arbërisë. Pra këto janë katër lagjet që e kanë numrin më të madh të qytetarëve që janë me COVID-19 pozitiv”, ka thënë Gashi për media.

Gashi tha se ne institucionet publike zbatimi i rekomandimeve është në nivel të duhur por sipas tij këto rekomandime nuk po zbatohen në nivel të kënaqshëm edhe në pjesët tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat