​Shpend Ahmeti: Shifrat e rasteve të reja me koronavirus janë alarmante

Prishtina

​Shpend Ahmeti: Shifrat e rasteve të reja me koronavirus janë alarmante

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 11:03
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në të kundërtën mund të vijë deri te kthimi i masave drastike.

“Lajmi i mirë është se nuk janë shtuar rastet me komplikime më të rënda, andaj të respektojmë masat që kjo të vazhdojë. Vazhdoni t'i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Në 24 orët e kaluara në Prishtinë janë konfirmuar 46 raste të reja, derisa në nivel vendi u shënua shifër rekorde prej 129 rastesh me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat