Prishtinë/ 130 persona në pritje të rezultatit për COVID-19, në mesin e tyre edhe zyrtarë komunal

Prishtina

Prishtinë/ 130 persona në pritje të rezultatit për COVID-19, në mesin e tyre edhe zyrtarë komunal

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Në Komunën e Prishtinës janë 130 persona të cilët janë duke pritur që të testohen.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, në një intervistë për lajmi.net, ka bërë të ditur se janë 130 persona të cilët janë në pritje për t’u testuar dhe në mesin e tyre edhe një punëtore dhe disa të tjerë të Drejtorisë së Kadastrit.

Nushi ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë zyrtarë komunal që ka qenë i infektuar me koronavirus, përveç këtij rasti në Drejtorinë e Kadastrit që dyshohet se është pozitiv.

“130 janë sot, të cilët kanë me u testua përfshirë edhe disa punëtorë të Drejtorisë së Kadastrit, të cilët dje me siguri prej panikut nuk e kanë ndier veten mirë kur kanë marrë vesh edhe që janë sot në testim por që rezultatet dalin tek pasnesër. Sepse numri i të testuarve është jashtëzakonisht shumë i madh. Unë po flas për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare aty listat përpilohen një ditë përpara, por ka qytetarë të Komunës së Prishtinës që shkojnë direkt në Klinikën Infektive dhe ato raste i kuptojmë vetëm në mbrëmje. Do me thënë nuk i kemi të saktë nga IKSHPK-ja nuk e marrim listë të numrave. Por që 130 raste janë që sot do të testohen. Ne i kemi në listë praktikisht por që ne po marrim pak teste nga ana e IKSHPK-së dhe kjo është pak problematikë dhe numri i qytetarëve që po dëshirojnë të testohen. Nuk kemi kërkuar nga IKSHPK-së, Instituti dërgon në secilën komunë dhe i ndanë ato teste sipas strategjisë së tyre dhe ajo që kemi kërkuar është ajo që në bazë të asaj strategjie të decentralizohet dhe t’i jepet mundësi që të testohet edhe në laboratore”, theksoi Nushi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat