​Vërshime në kryeqytet, aktivizohen ekipet e ujësjellësit “Prishtina” - Bota Sot
​Vërshime në kryeqytet, aktivizohen ekipet e ujësjellësit “Prishtina”

Prishtina

​Vërshime në kryeqytet, aktivizohen ekipet e ujësjellësit “Prishtina”

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Reshjet e shiut që kanë filluar mbrëmë kanë vërshuar shumë rrugë të kryeqytetit. Kjo si pasojë e bllokimit të rrjetit të kanalizimit.

Por nga “KRU Prishtina”, sqarojnë se sistemet e kanalizimeve janë të përbashkëta (Atmosferike dhe Fekale) dhe kjo e rëndon dukshëm gjendjen e funksionimit sidomos në rastet kur ka reshje të vrullshme apo të shumta shiu, siç po ndodhë ditën e sotme.

Po ashtu nga kjo kompani thonë se linjat e kanalizimit (ujërat fekale) në qytetin e Prishtinës janë në shumicë linja të vjetra, të cilat janë dimensionuar dhe vendosur shumë kohë me përpara.

Për investime në këtë aspekt, nga ujësjellësi Prishtina thonë se nuk kanë buxhet, por as kompetencë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat