Vërshimi i mushkonjave në Prishtinë, Shpend Ahmeti del me një njoftim të rëndësishëm

Prishtina

Vërshimi i mushkonjave në Prishtinë, Shpend Ahmeti del me një njoftim të rëndësishëm

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Vërshimi i mushkonjave në Prishtinë, Shpend Ahmeti del me një njoftim të rëndësishëm

Qytetarët e Prishtinës me rrethinë janë në hall të madh nga mushkonjat.

Vërshimi i mushkonjave në kryeqytetin e ka nxitur edhe reagimin e kryetarit Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se do të ketë dezinsektim shtesë në Prishtinë.

“Këto ditë jemi ballafaquar me një vërshim të mushkonjave që kane ardh me valçn e nxehtë të ajrit në gjithë regjionin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Prej nesër, e Mërkurë, 26 Gusht fillon faza shtesë e dezinsektimit hapsinor në Prishtinë. Çdo mbrëmje nga ora 19:30 për gjashtë ditë rresht do të trajtohen hapësirat e lagjeve të ndryshme në qytet dhe zonat rurale. Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin!”, ka bërë të ditur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat