Prishtina sot me 24 raste të reja me Covid-19, ja nga cilat zona vijnë të infektuarit

Prishtina

Prishtina sot me 24 raste të reja me Covid-19, ja nga cilat zona vijnë të infektuarit

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive.

Komuna e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 raste të reja.

Rastet sipas vendbanimeve nga 8 lokalitete sa numëron kryeqyteti: 22 prej tyre vijnë nga Prishtina dhe nga një rast nga Llukari e Prapashtica.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme nga IKSHP, u njoftua se kanë vdekur katër persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat