Tollovi te “kafet e rakisë”, policia shpërndan të rinjtë

Prishtina

Tollovi te “kafet e rakisë”, policia shpërndan të rinjtë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:37
Policia e Kosovës ka shpërndarë të rinjtë që po prisnin përpara lokaleve për të gjetur vend që të ulen

Presin në këmbë për të gjetur një vend në kafene, por sonte Policia e Kosovës nuk i lejoi ‘të presin në të ftohtë’ të rinjtë prishtinas.

Në vendin e njohur si “kafet e rakisë”, Policia e Kosovës ka shpërndarë të rinjtë që po prisnin përpara lokaleve për të gjetur vend që të ulen.

Shpërndarja e të rinjve, mësohet se ka ndodhur për shkak të mos-respektimit të distancës sociale dhe për arsye se tek shumica e tyre ka munguar maska e që janë dy nga masat e autoriteteve shtetërore në luftimin e pandemisë.

Në vendin e njohur si “kafet e rakisë” kanë qenë rreth 100 të rinj të cilët janë shpërndarë nga policia, përveç atyre që kanë qenë të ulur nëpër kafene. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat