Përveç Covidit, prishtinasit të rrezikuar edhe nga ndotja e ajrit

Prishtina

Përveç Covidit, prishtinasit të rrezikuar edhe nga ndotja e ajrit

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Përveç shifrave alarmante nga Covidi në Prishtinë, kryeqytetit tash kur po hyjmë në stinën e ftohtë të dimrit, po rrezikohet edhe nga ajri i ndotur, i cili po përseritet pothuaj gjithnjë gjatë këtyra përiudhave në secilin vit.

Media edhe në të kaluarën gjithmonë ka alarmuar për ajrin e ndotur në kryqytet,  cili edhe sivjet po përseritet pa ndonjë strategji konkrete për ndryshimin e kësaj gjendje.

E lidhur më këtë gjendje dhe ajrit të keq në Prishtinë ka reaguar edhe Grupi për mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit në Facebook, ku janë paraqitur edhe disa fotografi të gjendjen faktike.

Ajri sipas tyre po bëhet i rrezikshëm për jetën e qytetarëve edhe nga përdorimi i madh i thëngjillit nga subjektet afariste por edhe vetë qytetarët në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat