Pas disa rasteve të kafshimit, Shpend Ahmeti tregon përkushtimin ndaj qenve endacakë

Prishtina

Pas disa rasteve të kafshimit, Shpend Ahmeti tregon përkushtimin ndaj qenve endacakë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:22
Foto Ilustrim

Qentë endacakë janë bërë problem për banorët e Prishtinës. Në çdo cep dhe rrugë sheh qen të cilët shpeshherë paraqesin rrezik për qytetarët.

E kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar përkushtimin ndaj qenve endacakë nga ekipet e komunës

Ahmeti, thotë se ekipet për trajtimin e qenve endacakë janë të anagazhuara çdo ditë në terren.

"Ekipet tona për trajtimin e qenve endacakë janë të anagazhuara çdo ditë në terren, ndërsa ju mund të lajmëroheni në qendren e thirrjeve e cila është funksioanle 24/7 për cdo shqetësim apo raportim të qenve në lagjet e juaja që ju duken agresiv në numrat kontaktues:
08812233, 08001244 dhe 080012255" shkruan Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat