Kështu është cilësia e ajrit sot në Prishtinë

Prishtina

Kështu është cilësia e ajrit sot në Prishtinë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 11:31
Foto Ilustrim

Prishtina edhe sot ndodhet në zonën e verdhë sa i përket ndotjes së ajrit në matësinë e cilësisë së ajrit të Ambasadës Amerikane.

Indeksi i ndotjes së ajrit në stacionin e vendosur në Ambasadën Shteteve të Bashkuara të Amerikës është 73 AQI.

AQI  “mesatare” është prej 51 deri 100.

Javë më parë kryeqyteti i Kosovës renditej në listën e 10 vendeve të para në botë për nga ndotja e ajrit, listë kjo në të cilën bënte pjesë edhe Shkupi.

Për shkak të ajrit të ndotur disa herë është kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të dëmeve shëndetësore që mund t’u shkaktoj ai.

Ndërsa, sipas pulmologëve, gjatë kohës kur po përballemi me pandeminë Covid-19, ajri i ndotur po e përkeqëson edhe më shumë shëndetin e qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat