Ahmeti: Nesër mund të nis aplikimi për 50 dhe 100 eurot për të infektuarit me COVID-19

Prishtina

Ahmeti: Nesër mund të nis aplikimi për 50 dhe 100 eurot për të infektuarit me COVID-19

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:26
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se aplikimi për 50 euro për personat me COVID-19 (100 euro për pensionistë me COVID) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online prej nesër.

Ahmeti thotë se besojnë që kjo gjë do të funksionalizohet prej nesër, teksa shtoi se të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin.

“Aplikimi për 50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online – besojmë prej nesër. Të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin. Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin” është shprehur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat