Ministria e Infrastrukturës dhe komuna e Prishtinës me pesë projekte infrastrukturore

Prishtina

Ministria e Infrastrukturës dhe komuna e Prishtinës me pesë projekte infrastrukturore

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:53
Foto nga takimi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum me komunën e Prishtinës lidhur me katër projekte infrastrukturore.

Ky memorandum parasheh zgjerimin e dy rrugëve, asfaltimin e një tjetre, si dhe ndërtimin e dy kolektorëve.

“Për herë të parë Prishtina me projekte të mëdha infrastrukturore”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

“Sot konkretizuam punën disa mujore, me memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës. Ministria e Infrastrukturës do të investojë zgjerimin e rrugës Prishtinë-Grashticë (Mutivodë), zgjerimin e rrugës në drejtim të Hajvalisë, asfaltimin e rrugës nga Kodra e Trimave në Shkabaj (tek qendra e Panaireve), ndërtimi i kolektorit në Hajvali, ndërtimin e rrugës A me kolektorin e ujërave të zeza etj.”.

“Këto projekte do të kenë rëndësi jetike për Prishtinën që do të nisin në vitin 2021. Vazhdojmë me punë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat