Prishtina shumë shpejt me fushatë ndërgjegjësuese për dukurinë e kërkim-lëmoshës

Prishtina

Prishtina shumë shpejt me fushatë ndërgjegjësuese për dukurinë e kërkim-lëmoshës

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:22
Pamje nga takimi

Dukuria e kërkim lëmoshës në vendin tonë është mjaftë e përhapur.

Mjafton të dalësh në rrugët kryesore në kryeqytetit dhe qyteteve tjera të Kosovës, për të parë numër të madh fëmijësh e të rriturish që kërkojnë lëmosh.

E pikërisht për këtë çështje Drejtoria e Mirëqenies Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale në komunën e Prishtinës, ka zhvilluar takim me Policinë e Kosovës, Qendrën për Punë Sociale të Fushë Kosovës dhe me Terre Des Hommes u diskutuan format dhe u dakorduan që të ndërmarrin veprime konkrete në përputhje me mandatet gjegjëse të mekanizmave relevantë në dy shtylla të kërkim-lëmoshës; parandaluese dhe trajtim individual të rasteve ekzistuese.

Shpend Ahmeti përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se shumë shpejt do t’i lansojmë fushatat ndërgjegjësuese dhe programe të qëndrueshme afatgjate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat