Komuna e Prishtinës lëshon urdhëresë për ndalimin e mjeteve piroteknike

Prishtina

Komuna e Prishtinës lëshon urdhëresë për ndalimin e mjeteve piroteknike

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:29
Foto Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e mjete piroteknike.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Shpend Ahmeti, përmes një postimi në “Facebook”.

“Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike Si çdo vit, nënshkruam urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje. Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike

Si cdo vit, nënshkruam urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat