Gjykata e Prishtinës nis formimin e trupeve të reja gjykuese

Prishtina

Gjykata e Prishtinës nis formimin e trupeve të reja gjykuese

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:44
Gjykata e Prishtinës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë Arben Hoti, sot ka mbajtur kolegjium.

Kolegjiumin e ka mbajtur me gjyqtarët e Departamentit Special dhe Departamentit për Krime të Rënda.

Në takim kryetari Hoti ka prezantuar planin e punës për vitin 2021.

Në të ka paraparë  formimin e trupeve të reja gjykuese dhe transferimin e 4 gjyqtarëve nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal në Departamentin për Krime të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat