​“Dardania” mbetet pa ujë

Prishtina

​“Dardania” mbetet pa ujë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcitë një gyp i ujit në lagjen "Dardania", në Prishtinë.

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet teknike janë në vendngjarje.

“Pa ujë të pijshëm është lagjja  Dardania në Prishtinë.

Sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e defektit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat