Protestojnë punëtorët teknikë të UP-së, paralajmërohet bllokimi i punës nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Prishtina

Protestojnë punëtorët teknikë të UP-së, paralajmërohet bllokimi i punës nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:30
Punëtorët teknikë protestojnë para UP-së

Punëtorët teknik të cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë duke protestuar para Rektoratit të Universitetit.

Punëtorët janë duke protestuar për shkak se ende nuk e kane marrë pagën e muajit dhjetor 2020, dhe për mos pajisje me kontrata të punës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili ishte në protestë, tha se nëse kërkesat e punëtorëve nuk plotësohen deri në ora 14:00, atëherë do ta bllokojnë gjithë punën.

“Subjektet politike po bëjnë shumë premtime, ky është realiteti. Këtë gjendje e kanë pru të gjithë ata që sot po krekosen. Ne do ta bllokojmë të gjithë sistemin, nuk mund të qëndrojmë duke kërkuar lëmoshë, shteti ka dështuar sa i përket plotësimit të kushteve për sektorin privat. Ne po kërkojmë të drejtën tonë. Nëse sot deri në ora 14:00 nuk do të ketë realizim të kërkesave, ne do ta bllokojmë gjithë punën”, theksoi ai.

Protesta është duke vazhduar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat