Plagosja në Dardani, dëshmitarët: I dyshuari ia mori telefonin dhe i fshiu kërcënimet

Prishtina

Plagosja në Dardani, dëshmitarët: I dyshuari ia mori telefonin dhe i fshiu kërcënimet

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një i ri ka qenë cak i të shtënave me armë zjarri gjatë ditës së sotme në lagjen Dardania të Prishtinës.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në QKUK, ku edhe aktualisht është duke vazhduar trajtimin mjekësor.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se pasi e ka plagosur, i dyshuari ia ka marrë telefonin viktimës për “t’ia fshirë kërcënimet”, më pas ia ka kthyer dhe sipas tyre ka ikur në drejtim të një objekti banesor përreth.

Në ndërtesën ku edhe thanë dëshmitarët se ka ikur i dyshuari, policia e kërkoi atë, por nuk pati ndonjë rezultat.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat