Selimi: Programi i Dautit për Prishtinën, shtëpi për shtëpi, mahall për mahall

Prishtina

Selimi: Programi i Dautit për Prishtinën, shtëpi për shtëpi, mahall për mahall

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:27
Selim Selimi dhe Daut Haradinaj

Ish- ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka folur rreth programit , “bottom-up” të kandidatit për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj.

Tutje, ai tha se Qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë.

Njoftimi i plotë:

Shpi për shpi, mahall për mahall. Programi i Dautit për Prishtinën është “bottom-up” (prej poshtë, nalt). Qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë. Nuk kemi nevoj për fasadë as performaca. Mobilizim i qytetarit të Kodrës së Trimave, Kolovicës, Qendrës, Dardanisë, Ulpianës, Veternikut, Hajvalisë, Bardhoshit e krejt lagjeve e katundeve, duke na përfshi edhe neve të ardhurve e që Prishtina na pranoi si bijë e bija te Kryeqytetit. Dao është zani jem. Selim Selimi, aktivist i Aleancës për Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat