Shpend Ahmeti nderon dëshmorët e Prishtinës, tregon pse nuk bëri homazhe

Prishtina

Shpend Ahmeti nderon dëshmorët e Prishtinës, tregon pse nuk bëri homazhe

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:44
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti për dallim nga krerët më të lartë të shtetit, që bënë homazhe fizikisht para varrezave të dëshmorëve në Prishtinë, ai ka zgjedhur që virtualisht t’i nderoj ata, duke respektuar masat anti-COVID.

“Në pamundësi të tubimit fizik, sot virtualisht përulemi para dëshmorëve të Prishtinës. 

Ju themi familjeve që në vend të pikëllimit të kenë krenari që në familjet e tyre kishin njerëz që ishin të gatshëm të sakrifikojnë jetën që ne të jetojmë të lirë. 

Në ditën e dëshmorëve të Prishtinës edhe ne i përkujtojmë me krenari! Lavdi!”, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat