Pasi u takua me Ahmetin, kryetari i Athinës habitet nga një detaj në Prishtinë

Prishtina

Pasi u takua me Ahmetin, kryetari i Athinës habitet nga një detaj në Prishtinë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:10
Kostas Bakoyannis dhe Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kryetari i Athinës Kostas Bakoyannis, kanë mbajtur një konferencë për media pas takimit.

Kryetari i Athinës që kishte jetuar për gjashtë muaj në Prishtinë në kohën sa punonte për Bankën Botërore, u shpreh i habitur me ndërtimin e qytetit.

Bakoyannis u shpreh se është i interesuar që sa më shumë qytetarë nga Kosova ta vizitojnë kryeqytetin grek.

E Ahmeti pas takimit dha detaje për atë se çfarë u diskutua mes tyre.

“Në vizitën e tij pas 15 vitesh në Prishtinë komenti i tij “sa shumë paskeni ndërtuar”.

“Ka shprehur interesim ta vizitojë Prishtinës, ai ka jetuar për një kohë të shkurtë këtu në Prishtinë kur ka punuar në Bankën Botërore. Ka ofruar ndihmën mbështetjen për çdo gjë që kemi nevojë. Diskutuam numrin e studentëve të Prishtinës që studion në Selanik. Po ashtu për pandeminë dhe zhvillimin ekonomik. Mund të them se po rriten bashkëpunimet me Greqinë. Komenti i parë ishte shumë pasni ndërtuar. Athina nuk i ka të mëdha ndërtesat pasi nuk guxojnë të ndërtojnë më të larta se Akropolisi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat